• Westec Albania, Rruga Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri

RRETH WESTEC SHPK

Westec  shpk  është themeluar në vitin 2009, me seli në Tiranë. Kompania karakterizohet nga një ekip dinamik, gjithmonë  i gatshëm  për të përmbushur kërkesat  e  konsumatorëve. Emri Westec  “Transferimi  i  Teknologjisë  Evropiane”  bazohet   në  cilësinë   dhe  përsosmërinë e produkteve  të  saldimit,  duke  bashkëpunuar  me  firmat  më  prestigjoze europiane në këtë fushë.  Westec  u  ka  ofruar  klienteve  asistencë inxhinierike në mënyrë të vazhdueshme me inxhinierë saldimi nga Austria dhe Gjermania duke futur risi teknologjike në  këtë veprimtari. Bashkëpunimi  me  Voestalpine  Böhler Welding  &  Voestalpine  Precision  Strip  kanë  sjellë produkte  cilësore. Per Voestalpine Böhler Welding afërsia me klientët është e garantuar nga 43 filiale  në  më  shumë  se  25 vende, me  mbështetjen e 2,300 punonjësve dhe përmes më shumë se 1,000 partnerëve distributor në mbarë botën.Cka do te thote qe Westec e shoqëron një partner  shume i fuqishem, i mire pozicionuar si një nga prodhuesit më të mëdhenj në të gjithë botë.

Fokusuar  në  mbushjen  e  metaleve, Westec  ofron konsulence teknike gjitheperfshirese dhe zgjidhje individuale për saldim industrial si edhe ne lidhjen me materialet e saldimit. Westec ofron tre brande të specializuara dhe të pershtatura me se mire per kujdesin e klienteve tane dhe  kërkesat  ndaj  partnerëve:  1.  Böhler  Welding – Lidhjet  e  qëndrueshme;  2. Fontargen Brazing   në   thellësi   të   njohurive   teknike;  3.  UTP  Maintenance  Tailor  –  Riparime  dhe Mirëmbajtje.

Westec  Shpk  operon  në  tregun  shqiptar  prej  disa  vitesh, si një nga të pakta kompani bashkëkohore  në fushën e saldimit, projekteve dhe konsultimit nga inxhinierë më të mire boterore. Bashkëpunimi me kompanitë austriake dhe gjermane i ka siguruar Westec-it një bazë të sigurt të produkteve për t’i ofruar klientit një shërbim cilësor. WESTEC ka  bashkepunuar me kompani operuese ne Shqiperi dhe Kosove ne te gjitha fushat e teknologjise. Per kete na ka ndihmuar fleksibiliteti dhe gama e gjere e produkteve tona duke gjetur aplikim ne:

  • Konstruksione metalike
  • Industrine e cimentos
  • Industrine minerare
  • HEC (hidrocentrale)
  • TEC (termocentrale)
  • Petro – Kimi
  • Industrine ushqimore
  • Industrine e riciklimeve

Cilesia  e produkteve  tona  shoqerohet  me flete teknike dhe certifikate per cdo artikull. Westec shpk karakterizohet më së miri nga stafi i kualifikuar dhe i trajnuar me metodat më të fundit teknologjike  në botën e saldimit, duke  e bërë atë një nga kompanitë më serioze në tregun ndërkombëtar. Teknologjia e re e saldimit dhe prerjes është burimi më i mirë i kompanisë. Westec është gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve të reja për të qenë partneri i duhur në fushën e saldimit.

HISTORIKU I KOMPANISË

2019

Bëhu... një hap përpara!

Ne jemi kudo ku nevojiten produktet me cilësi dhe ekspertiza teknike kerkohet!
Ne kemi qenë furnizuesit kryesor për 99% të hidrocentraleve, termocentraleve, projektit Tap (Trans Adriatic Pipeline), ne industrite Naftës dhe Gazit, fabrikat e çimentos dhe shumë partneritete të frytshme që numërohen në rreth 300 projekte.
2009

Fillimet tona

10 vjet nga tani, si Westec shpk ofrojmë per biznesin tuaj nje game te plote te materialeve te saldimit ku gjejne perdorim ne cdo sektor. Ne jemi partneret tuaj mbeshtetes per cdo konsulence teknike dhe inxhinierike.
SHKARKONI KATALOGUN TONË PËR SHËRBIMET QË OFROJMË SI DHE SPECIFIKIMET E PROJEKTEVE
SHKARKO