• Westec Albania, Rruga Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri

Banjë dhe Moglicë

Banjë,   Moglicë   dhe   80%  e  hidrocentraleve  në  Shqipëri  kanë  besuar produktet tona.

Ndërtimi  i  hidrocentralit  Banja filloi në vitin 2013 si dhe u përfundua me sukses  dhe  u  vendos  në punë në Shtator të vitit 2016.  Ishte një projekt i përfunduar në kohë dhe kostot e përcaktuara.

Diga e  Banjës është një digë  argjinature e lartë 80 metra, e cila mundëson rrjedhjen  e  volumit  të  ujit  prej  160 deri në 175 metra mbi nivelin e detit. Kapaciteti i përgjithshëm i hidrocentralit është 72 MW dhe prodhimi vjetor i energjisë  është  vlerësuar  255  GWh.  Rezervuari  i Banjës mban 178 milion metra kub ujë, dhe sipërfaqja e tij mbulon një zonë rreth 14 kilometra katror e barazvlefshme me më shumë se 2000 fusha futbolli.

Termocentralet:                                 Banjë & Moglicë

Prodhimi vjetor mesatar:                  700 GWh

Kapaciteti i instaluar:                        256 MW